
Uji është jetë, uji pastron, freskon, largon toksinat dhe mirëmban shëndetin.
Por kur rrymat më të forta të ujit me një forcë ideale “goditin” trupin e bebes ajo quhet terapi me ujë dhe ka shumë përfitime.
Po i rradhiti disa nga përfitimet e hidroterapisë.
Pas hidroterapisë bebet flenë më mirë, muskujt e tyre forcohen dhe dhimbjet e barkut në fazën e kolikave zvogëlohen dukshëm.
Hidroterapia stimulon shqisat e bebeve duke përmirësuar kështu edhe ekuilibrin dhe koordinimin e bebeve.
Këto e shumë tjera janë benefitet e hidroterapisë.
Kur i vendosni fëmijët në hidroterapi sigurohuni se beba ka pirë qumësht së paku 15 minuta më herët.
Asnjëherë mos i futni pa pelenën e ujit.
Më e mira është pelena “Huggies Little Swimmers”.
Pelenë e butë dhe me mundësi të ripërdorimit nëse beba nuk ka kryer jashtëqitje.
E gjeni në markete të mëdha, në barnatore, por mund të bëni edhe porosi online.
Me dashuri,
Razija