Kalendula është bimë ndërsa lulja e saj përdoret për të bërë ilaçe.  

Efektet e kalendulës në lëkurën e të posalindurve dhe fëmijëve të moshave të ndryshme, por edhe të riturve janë provuar nga ekspertë të ndryshëm. 

Kremërat, shamponët, vajrat apo qumështi i trupit me përmbajtje të kalendulës kanë efekt hidratues, ushqyes madje edhe shërues për lëkurën e thatë e prirur për ekzemë. 

UMMC- Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland në SHBA rekomandon aplikimin e produkteve me kalendulë në zonën e lëkurës së irrituar. 

Ajo që ka shumë rëndësi të theksohet është se kalendula lufton infeksionet dhe rigjeneron lëkurën. 

Madje pas ekspozimit në diell preferohet lyerja me kremë apo qumësht kalendule në mënyrë që lëkura të ushqehet shëndetshëm. 

Produktet me përmbajtje kalendule i gjeni në Kosovë në markete të mëdha barnatore por edhe mund të bëni porosi online. 

Produktet me kalendulë nga brendi gjerman Bubchen janë ideale, sepse nuk kanë kimikate dhe janë super të sigurta e të shëndetshme. 

Me dashuri,

Razija