Përqafimi ofron ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, prandaj edhe “Huggies” përqafon fort çdo fëmijë duke i ofruar dashuri e komoditet me pelenat dhe faculetat kualitative.

Në prag të festave të fundvitit, “Huggies” dha përqafime pafund për fëmijët pa përkujdesje prindërore të cilët pranuan dhurata dhe shumë dashuri.

Bashkë me fëmijët dhe maskotat shumë të dashura kënduam e vallëzuam duke shijuar buzëqeshjet e tyre të veçanta.

Kjo me qëllim që të dëshmohet se asnjë fëmijë nuk duhet ta ndjejë mungesën e përqafimit.

Ta gëzoni Vitin e Ri 2023 dhe ta gëzoni jetën të buzëqeshur gjithmonë.

Sepse buzëqeshja juaj e bën botën më të bukur.