Bebet mund të notojnë në çdo moshë, madje edhe nga lindja por çdo prind duhet të konsultohet me mjekun e fëmijës para se të filloni notin, sidomos nëse fëmija është i lindur para kohe.

Poashtu, nënat duhet të presin derisa të marrin forcën pas lindjes dhe gjakderdhja të ndalet. 

BENEFITET E HERSHME TË NOTIT 

Qëndrimi në ujë është eksperiencë e mrekullueshme për bebet, ka ndikim pozitiv në aspektin e zhvillimit fizik e mental të fëmijëve. 

Uji e lejon fëmijën të lëvizë në atë mënyrë që nuk mund ta bëjë në ambiente tjera.

Aty krijohet një lloj sfide e këndshme për beben që e forcon dhe e relakson gjë që ndikon pozitivisht në zhvillimin kognitiv. 

Hulumtimet tregojnë se bebet që kalojnë vazhdimisht kohë në ujë qysh në moshë të hershme janë të prirur të notojnë më herët dhe ta duan e respektojnë ujin. 

NHS (Shërbimi publik shëndetësor në Angli) rekomandon notin edhe para marrjes së vaksinave. 

Philomena Geary jep këshilla për notin e foshnjave. 

Jo: Përshëndetje Phil, sa bebe i ke mësuar not ? 

Philomena: Kam mësuar shumë bebe, që nga viti 1996, poashtu kam mësuar disa mësues noti për kualifikim në notin e fëmijëve që nga viti 2002 në Angli, Bruksel, Dubai, pra mund të jenë qindra fëmijë. 

Jo: Çfarë këshille keni për fillestarët, pra prindërit e rinj ?  

Philomena: Filloni e praktikoni notin në banjo,sigurohuni se uji ka temperaturë prej 32C sidomos për bebet nën gjashtë muaj.

Pas disa seancave ofroni lodra të ujit që të familjarizohen me pishinën. 

Jo: Përvoja e parë në pishinë mund të jetë sfiduese. Çfarë këshille keni që fëmijët të qëndrojnë të qetë dhe rehat ? 

Philomena: Hulumtoni për një pishinë me ujë të ngrohtë dhe me zonën dedikuar bebave. Ftoni ndonjë shoqe që gjithashtu ka bebe dhe mos harro gjërat elementare që ju duhen për pishinë. Pastaj bëni dush me fëmijën tuaj dhe shijoni kohën që keni. 

Jo: A ka ndonjë këshillë specifike për t’i inkurajuar bebet në ujë ? 

Philomena: Sa herë e filloni një aktivitet të ri përdorni fjalë të ndryshme, si “fluska” e të tjera prej nga fëmija e bën lidhjen me aktivitetin. 

Burimi: https://www.huggies.co.uk/