Fëmijët kanë nevojë për aktivitete që mundësojnë të vihet në pah imagjinata e kreativiteti i tyre.

Smart Games është një formë e edukimit joformal që për herë të parë është mbajtur nga Klinika Empatia e që është inspiruar nga sistemi gjerman dhe anglez i edukimit të hershëm. Kësaj rradhe, organizohet nga QHPSM, Klinika Empatia dhe Kopshti Pathway, si dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës.

Smart Games do të kenë tre tematika:

1.Smart Lab for a better world – synon të eksplorojë mendjet e fëmijëve për mënyrën se si ata i projektojnë ambientet që frekuentojmë në jetën e përditshme, duke i ideuar si të përshtatshme për të gjithë.

2.Let the earth breathe – ka për qëllim një shtegtim nëpër idetë e fëmijëve për ta ruajtur tokën duke krijuar metoda të ndryshme të reciklimit.

3.Alone we can do so little, together we can do so much – vë në shprehje rëndësinë e bashkëpunimit përmes sporteve, veçanërisht atyre ekipore, për të inkurajuar ndjenja dhe aftësi më të mira sociale.

Në Smart Games mund të marrin pjesë fëmijët e moshës 4-8 vjeç. Të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin e telefonit +38349132415 ose në ndonjërën nga email adresat e mëposhtme: [email protected][email protected][email protected]

Smart Games mbahet më 12, 19 dhe 26 gusht në Parkun e Gërmisë, Prishtinë.