Prindërit që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht formulë duhet të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e shisheve përmes të cilave ushqejnë fëmijët. Shishet jo kualitative mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, plastikat jo cilësore mund të lëshojnë kimikate në qumështin që e hedhni brenda.

Prandaj unë gjithmonë rekomandoj që të kërkoni brende të cilat janë të dëshmuara për cilësi. Një brend që i plotëson të gjitha standardet e sigurisë dhe unë e rekomandoj te nënat është brendi gjerman ‘’BABYNOVA’’.

Nga ky brend gjeni shishe nga plastika dhe qelqi të gjitha në përputhje me moshën e fëmijës.

Shishet e brendit ‘’BABYNOVA’’ falë grykës së gjerë janë shumë të lehta për tu mbushur dhe pastruar.

Të gjitha shishet e brendit ‘’BABYNOVA’’ mund të sterilizohen ndërsa të gjitha janë BPA free dhe në përputhje me Standardin Evropian EN 14350  sipas Rregullores së Bashkimit Evropian.

I gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.


Me dashuri,
Razija