
Mosha tipike për daljen e dhëmbëve të parë është rreth gjashtë muaj por kjo mund të ndryshoj nga fëmija në fëmijë, pra mund të ndodhë më herët apo më vonë.
Unë njoh fëmijë që dhëmbi i parë u ka dalur për ditëlindjen e parë, dhe prapë gjithçka është normale. Kur fillon faza e daljes së dhëmbëve fëmijët zakonisht mbajnë duart në gojë, jargiten dhe mundohen të futin në gojë gjithçka që gjejnë.
Kjo sepse kanë nevojë të fërkojnë mishin e dhëmbëve për të qetësuar simptomat e kruarjes. Unë prindërve gjithmonë ju rekomando lodrën e gomës nga brendi gjerman BabyNova.
Kjo lodër është ideale të përdoret për fëmijë qysh në moshën 3 muajshe. Është e sigurtë, pa BPA dhe e dizajnuar për nxitjen e zhvillimit të fëmijës suaj. Format dhe sipërfaqet e ndryshme si dhe ngjyrat e tingujt ndihmojnë fëmijën tuaj të zhvillojë shqisat në mënyrë argëtuese.
Kjo lodër është e mbushur me ujë dhe ju krejt çka duhet të bëni është ta pastroni me leckë të pastër dhe të lagur para çdo përdorimi.
Mos e pastroni në enëlarëse. Mos e pastroni në sterilizues dhe mos e vloni.
Të gjitha materialet e përdorura janë me ngjyra të qëndrueshme dhe të sigurta.
Unë rekomandoj që ta vendosni në frigorifer që të ftohet. E gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.
Me dashuri, Razija