Zakonisht skuqjet në zonën e pelenës janë problem i cili zgjidhet lehtë nëse prindërit kanë informatat e duhura.

Si Mami unë gjithmonë ju them prindërve që të kenë parasysh disa gjëra në mënyrë që të parandalojnë problemet me skuqjen në zonën e pelenave.

1.Zgjedhni pelenën e cila është punuar me standarde të larta, pelenën e cila lejon që të ketë qarkullim të ajrit, ideale është që pelena të ketë mikropore dhe kërkoni pelena që kanë sensor paralajmërues për lagështinë. Këto veti i gjeni të pelena ‘’HUGGIES’’ që unë si Razije Musa i rekomandoj gjatë gjithë përvojës time si Mami.

2.Sigurohuni që fëmija juaj do të pastrohet në mënyrë korrekte, larja me ujë është ideale por ideale është edhe përzgjedhja e faculetave që në përmbajtje janë të sigurta e pa kimikate, gjithashtu mund të përdorni faculetat me përmbajtje natyrale të ujit nga brendi amerikan ‘’HUGGIES’’.

3.Përdorni kremëra për ushqyerjen dhe mirëmbajtjen e lëkurës së bebes.

4.Kur fëmija të ketë filluar ushqimin solid kujdes me ushqimet e caktuara të cilat mund të shkaktojnë skuqje, testoni fillimisht ushqimet për të parë se a ka ndonjë efekt të tillë te beba juaj. Ka fëmijët që me të konsumuar portokall fillojnë e kanë skuqje. Por kjo nuk ndodhë te cdo fëmijë prandaj sugjeroj testimin paraprak.

5.Para gjumit sigurohuni se i keni bërë një banjë relaksuese bebes tuaj, urinimi gjatë natës mund të jetë faktor rreziku për paraqitjen e skuqjeve nëse paraprakisht lëkura e bebes nuk është pastruar dhe nëse pelena nuk ndërrohet së paku njëherë gjatë natës, e gjitha varet nga mosha dhe konsumi gjatë natës.

 
Prandaj të nderuara nëna, rekomandimi im është që të ndjekni hapat e mësiperm, nëse pyeteni se ku mund të gjeni pelenën ‘’HUGGIES’’, atë mund ta kërkoni në të gjitha marketet e mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.

Me dashuri,
Razija