Skuqjet në zonën e pelenës janë problem që i preukupon shumë prindër. Është me rëndësi që t’i trajtoni me kujdes dhe me produkte adekuate.

Fillimisht zgjedhni pelenën e duhur. Nga përvoja rekomandoj pelenën e brendit amerikan”HUGGIES” . Përthithje e madhe, material i rehatshëm dhe pa kimikate. Pasi e keni zgjedhur pelenën kujdesuni për kremën për mirëmbajtjen e lëkurës së zonës intime.

Kremi i brendit gjerman “Bubchen” me mbrojtje speciale mënjanon me shpejtësi skuqjen e lëkurës së foshnjave, pasi përmban lëndë natyrale rigjeneruese dhe lehtë të pranueshme nga lëkura. I përshtatshëm për foshnjet e sapolindura.

Aplikojeni kremën në zonën e lëkurës së dëmtuar minimum 4 herë në ditë për 7-10 ditë me rradhë. Në përmbajtje kremi ka panthenol, vaj peshku, vitamin E, kamomil, allantoinë. Pa vaj parafine apo aroma që shkaktojnë alergji. Mos harroni pastrimi me ujë është pjesë e mirëmbajtjes së rregulltë të lëkurës.

Me dashuri, Razija