E lodhur, e shqetësuar dhe duke përjetuar edhe gërrhitje e tmerrshme, sigurisht se kjo e bën të vështirë gjumin kualitativ në shtatzëni.
Në çdo tremujor ndryshimet do të jenë të tjera prandaj ne kemi vendosur që të listojmë dhjetë mënyra që ju ndihmojnë për të fjetur më mirë gjatë periudhës së shtatzënisë.
Kujdes me pozicionet e gjumit gjatë shtatzënisë!
Pasi që të arrini muajin e tretë të shtatzënisë evitoni gjumin në shpinë, sepse shtrirja në shpinë ushtron presion në enët e gjakut në barkun tuaj, kjo mund të kufizojë rrjedhjen e gjakut. Mundohuni të flini në krahun tuaj, nëse zgjoheni në shpinë mos u frikësoni, por provoni të merrni një jastëk gjumi për shtatzëna sepse do ju ndihmoj të zëni pozicion të rehatshëm.
1. Lëviz.
Nëse shtatzënia juaj është pa probleme shëndetësore, jeni aktive çdo ditë sepse aktiviteti liron endorfinën dhe neurotransmitues të tjerë që ndihmojnë në uljen e stresit.
2.Merr rreze diell.
Rrezet e diellit nxisin nivele më të larta të melatoninës në trupin tuaj, e cila ruan një ritëm të mirë të gjumit, gjithashtu ekspozimi në rrreze dielli ju jep vitaminë D e cila ju ndihmon gjithashtu të flini. Mos harroni të keni gjithmonë me vete një krem të mirë kundër diellit!
3.Shmangni dremitjet gjatë ditës.
Nëse nuk jeni duke fjetur natën gjatë shtatzënisë, shmangni dremitjet gjatë ditës pasi kjo rutinë mund të prishë ciklin tuaj të gjumit gjatë natës. Jepini pak dashuri dekorit të dhomës tuaj të gjumit. Ngjyrat qetësuese, ndriçimi delikat dhe hapësira pa rrëmujë ndihmojnë.
4. Hani mirë për të fjetur mirë.
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar përmban elementë që ndihmojnë gjumin. Mos lejoni që dëshirat e shtatzënisë të jenë një justifikim për t’u ngarkuar me ushqime të pashëndetshme. Shmangni një vakt të rëndë para gjumit.
5.Hiqni dorë nga kafeina.
Kafeina është një stimulues, ndaj shmangeni, veçanërisht pas drekës.
6.Shkoni në shtrat me kokë të qetë.
Provoni të lexoni një libër ose të dëgjoni muzikë relaksuese në vend që të shikoni TV.
7. Bëni një rutinë para gjumit dhe përmbajuni asaj.
Foshnjat tona lulëzojnë në regjimet e para gjumit, kështu që pse jo edhe ne.Bëni një dush të ngrohtë (asnjëherë shumë të nxehtë), bëni ushtrime të buta si joga, më pas lexoni. Vishni një maskë sysh dhe tapa veshësh nëse jeni zgjuar nga zëri ose drita, investoni në perde të errëta dhe në ambient të ngrohtë, mbani një dritare të hapur për ajër të pastër.
8. Përdorni mjete ndihmëse për gjumë.
Vendosja e një jastëku mes gjunjëve mund të ndihmojë në mbështetjen e ijeve dhe shpinës gjatë shtatzënisë së mëvonshme.Sigurohuni që shtrati juaj të jetë i përshtatshëm përju. Nëse ndiheni rehat, do ta keni më të lehtë gjumin.
9. Shmangni teknologjinë.
Mbani kompjuterët, telefonat, orët dixhitale dhe pajisjet me Ëi-Fi jashtë dhomës së gjumit. Shmangni gjithashtu stimuluesit si televizori, pasi drita blu pengon gjumin.
10.Mos e sforconi veten.
Të qëndrosh zgjuar duke u shqetësuar për gjumin është kundërproduktive. Nëse gjumi nuk do të vijë, mos e detyroni. Në vend të kësaj, lejoni vetes të pranoni se jeni zgjuar dhe mendoni për diçka pozitive: një destinacion pushimi, emra fëmijësh, një skemë dekorimi. Nëse vëreni se e keni gjumin më të mirë në mëngjes, riorganizoni rutinën tuaj në mënyrë që të zgjoheni më vonë.
Burimi: https://www.huggies.co.uk/parenting-advice/pregnancy-planning/how-to-sleep-when-pregnant
Sally J HallParenting editor, journalist & author