fbpx

Exin Group

Lagështia e shkaktuar gjatë konsumimit të lëngjeve përmes shisheve apo taseve të ndryshme shkakton rrëmujë që e shqetëson edhe nënën edhe fëmijën. 

Prandaj ne rekomandojmë tasin e brendit gjerman “BabyNova” i cili është me disa shtresa që e mbajnë përmbajtjen në një temperaturë të rehatshme. 

Është shumë i përshtatshëm për fëmijët që duan të mësojnë të pinë në mënyrë të pavarur. Fëmija juaj do pavarësohet dhe nuk do ta vërejë kalimin nga shishja në tas, pasi gryka e butë e silikonit është shumë e rehatshme. 

Ky tas e ka një kapak mbrojtës që parandalon dëmtimin dhe ndotjen e gypit të pirjes. 
Tasi është bërë nga polipropileni me cilësi të lartë (PP). 

Nuk përmban BPA dhe ka kapacitet prej afërsisht 300 ml. Ne e quajmë tas të shëndetshëm sepse fëmija nuk laget, rrjedhimisht evitohen ftohjet, fëmija nuk bjen në kontakt me kimikate të rrezikshme plastike dhe të gjithë janë super të lumtur. 

“BabyNova” brendin e dëshmuar gjerman e gjeni në çdo barnatore, markete të mëdha por edhe mund të bëni porosi online.

× Si mund të ju ndihmojmë?