Me ardhjen e ditëve të ftohta lëkura e ndjeshme e fëmijëve ka nevojë për përkujdesje adekuate. Prandaj, brendi gjerman “Bubchen” sjellë kremen ideale për mbrojtje aktive e lëkurës.
Kjo kremë ka në përmbajtje mbrojtës intenziv për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë. Me përbërësit e saj stabilizon lagështinë e lëkurës dhe parandalon tharjen e saj, posaçërisht gjatë kohës së ftohtë, me erë dhe me shi.
“Wind & Wetter Creme” përbëhet nga vaji i bajameve, vitamina E, gjalpi shea, dhe pantenoli. Pra, pa ngjyra artificiale apo konservues, si dhe pa aroma që shkaktojnë alergji.
Për përdorim adekuat, aplikojeni një shtresë të hollë të kremit në pjesët e ekspozuara të trupit të fëmijëve, si fytyra dhe duart, rreth 20 minuta para daljes në ambiente të jashtme.
Super kremën e brendit gjerman “Bubchen” e gjeni në marketet e mëdha në gjithë territorin e Kosovës, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.