Largimi i pelenës është një prej fazave të rëndësishme të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve tuaj. Prandaj, duhet të shkoni hap pas hapi për të hequr pelenën pa krijuar huti dhe pasiguri te fëmija.
Në vazhdim po i listojmë pesë hapa të sigurtë për heqjen e pelenës:
1.Testojeni të voglin tuaj, nëse mund të kalojnë 3 deri në 4 orë pa e lagur pelena konsiderohet se jeni gati për hapat tjerë.
2. Mos i bëni presion, dhe mos e kushtëzoni me diçka që e do shumë në këmbim të urinimit në wc, sepse i duhet kohë për t’u përshtatur.
3. Shkoni në wc sa herë fëmija kërkon, shumë herë do ktheheni pa kryer nevojat fiziologjike por keni durim.
4. Insistoni që gjithë familja të jetë mirëkuptuese nëse ndodhin aksidentet me lagështinë.
5. E fundit por më e rëndësishmja, përdorni pelenat që janë të destinuara për fazën e largimit të pelenës së zakonshme.Pelenat “DryNites” janë si të brendshme të zakonshme, me personazhet e dashura të fëmijëve janë shumë të pranueshme.
Këto pelena janë dizajnuar për fëmijë 3 deri 5 vjeç, 4 deri 7 vjeç dhe 8 deri 15 vjeç.
DryNites®, nuk duken si pelena të zakonshme. Ato nuk bëjnë zhurmë dhe janë shumë të rehatshme, kanë anët e zgjatura dhe japin një ndjesi më të butë për fëmijën.
Prindërit janë rehat e fëmijët fitojnë vetëbesim për të larguar më pastaj pelenën në terësi. Janë të sigurta e të shëndetshme për nga përmbajtja, pra nuk kanë kimikate apo materiale jo kualitative.
I gjeni në të gjitha marketet e mëdha, në barnatore por mund të bëni porosi edhe online.