Përgatitja për lindje është emocion por gjithsesi se ka edhe një dozë stresi që ju e ndjeni.
Prandaj gjatë përgatitjeve mund të harroni diçka që ju duhet gjithsesi në spital.
Unë po i listoj gjërat kryesore që duhet t’i futni në çantën e bebit
1.PELENAT- rekomandimi im janë ato “Huggies Elite Soft” sepse janë super përthithëse e të shëndetshme.
2.FACULETAT E LAGURA- zgjedhnj faculeta me përmbajtje uji, në treg i keni faculetat “Huggies”.
3.NJË KREMË PËR ZONËN E PELENËS- zgjedhni krema pa përmbajtje të rrezikshme. Brendi gjerman “Bubchen” sjellë super krema me përmbajtje kamomili, taman për lëkurën e butë të bebes tuaj.
4.MEME QETËSUESE- Unë i rekomandoj memet deri në një moshë të caktuar sepse sipas ekspertëve thithja e qetëson beben.Merrni një meme “BabyNova” me ndërtim anatomik që nuk e dëmton nofullën e fëmijës.
5.SHTRESAT THITHËSE PËR GJIDHËNËSET- janë ato pambukët e bërë enkas për gjidhënëset sepse ato thithin sasinë e tepërt të qumështit që del jashtë. I gjeni nga brendi gjerman “BabyNova.
Produktet “Huggies” “Bubchen” “BabyNova” i gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.
Sigurisht se të parat gjëra që bëni gati janë rrobat e mbulesa e bebes, mos harroni paraprakisht të pastruara e të hekurosura mirë.
Me dashuri,Razija