Exin shpk së bashku me bashkpunëtorët organizon program me datën 4 Qershor, 2022.
Lokacioni: Tokbashqe
Ora: 13:00 – 17:30
Aktivitetet:
Programi do te vazhdoje me aktivitete te ndryshme zbavitese per femije. Aktivitetet jane te parapara per femijet e grupmoshave nga 6 muaj deri ne 7 vjec. Per secilen grupmoshe do te jene te organizuara se paku nga dy aktivitete, pra 2 aktivitete per femijet e grupmoshës (6 muaj deri ne 2 vjet), 2 aktivitete per grupmoshat (2-4 vjet), si dhe dy aktivitete per grupmoshën (4-7 vjet).
Aktivitetet do te organizohen ne forme te garave te ndryshme, ku grupe të ndryshme te cilat dalin fitues do te kene mundesi te perfitojne dhurata te ndryshme nga brende dhe institucione te ndryshme cilesore.
Secili grup do të jetë përfaqësues i një nga brendeve apo institucioneve te cilat jane organizuese te ketij programi per femije dhe te cilat do te shperndajne dhurata te ndryshme per secilin nga femijet pjesemarres.
Grupet do te emertohen ne kete menyre:
Gr.1 Pathway
Gr.2 Empatia
Gr.3 Huggies
Gr.4 Vimea
Gr.5 Babynova
Gr.6 Bubchen
Secili nga grupet do te kene mundesine te vihen ne gare me njeri-tjetrin, si dhe grupi fitues do te perfitoje dhurata nga brendi te cilin e perfaqeson.
Aktivitetet e dizajnuara pervecse mjaftë argëtuese, në të njëjtën kohë janë aktivitete të cilat prekin fusha të ndryshme të zhvillimit tek fëmijët, përfshirë këtu zhvillimin fizik, emocional, kognitiv, social si dhe zhvillimin e gjuhës dhe të folurit.
Përmes lojës fëmijët kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe motorike, të rrisin kapacitetin për të mësuar, të zhvillojnë aftësi të shëndetshme kognitive dhe emocionale, të rrisin vetëbesimin, përqendrimin dhe koordinimin sy-dorë që në moshë të re.
Aktivitetet e dizajnuara për grupmoshat 6 muaj – 2 vjet:
1. Një garë e vogël dhe e këndëshme mes bebeve se cila nga to do të arrijë të zvarritet më shpejt deri tek prindërit të cilët i presin në fund të garës. Bebeja e cila fiton garën do të ketë mundësinë në përfitojë dhuratë nga brendi Bubchen apo nga Vimea.
2. Loja e dytë përfshinë një shportë me topa të ndryshëm ku secili top përfaqëson nga një brend. Cilindo top që përzgjedhin bebet, përfitojnë nga një dhuratë nga ta.
Aktivitetet e dizajnuara për grupmoshat 2 vjet – 4 vjet:
1. Përmes shiringave të mbushura me ngjyra të ndryshme, fëmijët do të kenë mundësinë të krijojnë disa vepra arti në maketa të cilat do të vendosen përball tyre në një distancë prej 1.5 metra. Ky aktivitet është një ide mjaft argëtuese për të zbavitur fëmijët dhe në të njëjtën kohë për të zhvilluar edhe aftësitë e tyre motorike. Grupi fitues merr dhurata nga brendi Huggies.
2. Secili nga fëmijët, përfaqësues të grupit do të hedh disqet e tyre, cilido nga ta që i hedh diqet në distanë më të largët është fitues I lojës. Fituesi përfiton dhurata nga Babynova.
3. Boëling
Aktivitetet e dizajnuara për grupmoshat 4 vjet – 7 vjet:
1. Gara me thasë është një lojë zbavitëse në të cilën fëmijët do të duhet të garojnë duke kërcyer për të arritur vijën e finishit. Ata do të duhet të vendosin 2 këmbët e tyre në një thes dhe ta mbajnë atë në bel.
2. Gara me vezë dhe lugë: Secili nga fëmijët do të mbajë në gojë një vezë dhe një lugë. Fëmija i parë që arrin në vijën e finishit dhe kthehet pa hedhur vezën fiton. Nëse veza bie, fëmija duhet të fillojë lojën nga fillimi.
3. Goditja me shigjeta e balonave me ujë në një distancë prej 2.5 metra.
Aktivitete në të cilat përfshihen edhe prindërit:
1. Një ndeshje e shkurtër futbolli me fëmijët dhe prindërit
2. Një garë mes prindërve ku ata i’u bëjnë masazh bebeve të tyre. Instruksionet ipen nga Vimea.
Pjesa e fundit përfshinë nje sesion informues ku terapistë nga Klinika Empatia ndajnë informacione dhe këshilla të ndryshme të cilat lidhen me prindërimin.
Maskotat:
Si përfundim i programit janë Maskotat ku femijet do te kene mundesine te argetohen duke kenduar dhe kercyer me kenget e tyre me te dashura.