fbpx

Exin Group

Ushqimi solid  apo i njohur si ushqimi i ngurtë zakonisht fillon në muajin e gjashtë pas lindjes. 

Në disa raste me rekomandim të pediatrit fillohet edhe më herët në muajin e katërt por gjithmonë nëse mjeku ka dhënë rekomandim të prerë. 

Për të filluar ushqimin duhet të keni parasysh disa faktorë: 

Ushqimi duhet testuar, çdo produkt testojeni tri ditë në mënyrë që të vlerësohet nëse ka ndonjë alergji. 

Ushqimi duhet të jetë i përgatitur aty për aty, filloni me perime që fëmija të mos mësohet me shijën e ëmbël e t’i refuzoj perimet. 

Shembull, filloni me kungulleshkën dhe pastaj filloni e testoni edhe pemët. 

Ju duhet të keni kujdes edhe me servimin dhe enët e përdorura. 

Lugët duhet të jenë nga plastika që të mos ndodhë që fëmija të lëndohet. 

Pjata të jetë poashtu plastikë që në rast se bjen në tokë të mos thyhet. 

Unë rekomandoj enët e brendit gjerman “BabyNova” lugët kanë një senzor që e bën të ndryshoj ngjyrën nëse ushqimi është i nxehtë. 

Janë material i sigurtë pa kimikate dhe pastrohen shumë lehtë. 

I gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online. 

Me dashuri,

Razija

ReplyForward
× Si mund të ju ndihmojmë?