Gjatë qëndrimit tim në Durrës po e shoh se shumë prindër ende i ekspozojnë fëmijët të zhveshur në plazh.
Ka shumë arsye që kjo nuk duhet të ndodhë dhe po i rradhiti disa nga ato:
1.Nuk është higjienike për rrethin e as për fëmijën, fëmija i vogël nuk ka vetëdije se po i kryen nevojat në ujë apo në rërë dhe kjo është totalisht në dëm të shëndetit të tij dhe njerëzve përreth.
2.Është e rrezikshme, nga gjërat që mund të fshihen nën rërë mund të lëndohet fëmija në pjesë të ndjeshme të organeve intime.
3.Nuk është estetike.
4.Mendoni se në botë ka pedofil e faqe të ndryshme në internet në të cilat mund të ekspozohet fëmija juaj.
5.Fëmija duhet të mësoj se organet intime nuk ekspozohen.
Prandaj për fëmijët që ende përdorin pelena rekomandoj pelenat e ujit të brendit amerikan “Huggies”.
Këto pelena nuk bymehen dhe nëse fëmija urinon ju vetëm e pastroni e thani dhe e ripërdorni.
E gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.
Me dashuri,
Razija