fbpx

Exin Group

Cute baby buttock with diaper.

Shumë herë pyetem nëse ushqimi e ndikon paraqitjen e skuqjeve në zonën e pelenës apo skuqja vjen nga ndonjë gjendje tjetër. 

Në fakt skuqja ndodhë edhe nga ndikimi i ushqimit, zakonisht ushqime me bazë acidike kanë ndikim në skuqje dhe plasaritje të lëkurës në zonën e pelenës. 

Nëse vëreni reaksione të tilla reagoni menjëherë. 

P.sh, disa nëna më thonë se kjo skuqje po vjen pas konsumimit të portokallit domates apo ananasit (të gjitha kur konsumohen sipas moshës) unë ju them largojeni një kohë atë produkt nga menuja dhe trajtojeni skuqjen. 

Shpërlajeni beben me ujë të vakët në zonën e pelenës, thajeni mirë dhe vendosni kremë adekuate. 

Pelenën sigurohuni ta keni kualitative. 

Unë sugjeroj pelenën “Huggies Elite Soft” për shumë arsye. 

Pelenat e brendit amerikan “Huggies Elite Soft”kanë materiale shumë të buta, shtresa e brendshme inovative SoftAbsorb thith lagështinë dhe jashtëqitjet në disa sekonda.  

Xhepi i brendshëm i rripit parandalon që jashtëqitja të depërtojë përgjatë shpinës. 

”Huggies Elite Soft” ka një brez elastik në mënyrë që pelena të ngjitet mirë në trup, por në të njëjtën kohë të mos bëj presion në bark. 

Kur pelena është e lagur, një tregues i veçantë ndryshon ngjyrën, kështu që është e mundur të përcaktohet se kur është koha për të ndërruar pelenën. 

E gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online. 

Me dashuri,

Razija

× Si mund të ju ndihmojmë?