Kontakti lëkurë me lëkurë dhe përqafimi janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të siguruar shëndet të mirë fizik dhe emocional për bebet.
Huggies® ka besuar gjithmonë në fuqinë e përqafimeve. Prandaj edhe ka zhvilluar kampanjën e sukseshme në shumë vende të botës “No Baby Unhugged, Hospital Hugging” për më shumë se 30 spitale, kampanjë përmes së cilës është synuar të ndihmohen bebet që janë në njësinë e kujdesit për fëmijë duke ju dhuruar përqafimet që ju nevojiten, edhe kur nënat dhe baballarët nuk mund të jenë aty për t’i përqafuar.
FUQIA E PREKJES PËR FËMIJET
Mbi 600 punime shkencore janë publikuar mbi efektet e prekjes njerëzore tek foshnjat. Huggies ka kërkuar nga Shoqata Kanadeze e Qendrave të Shëndetit Pediatrik që të përmbledh këto studime duke vënë në pah mundësitë për edukimin e prindërve dhe potencialin për programet vullnetare të përqafimit në spitale.