Cfarë mund të prisni nga muaji i fundit i shtatzënisë? Mamia jonë eksperte Anneke Brown nga Komu ju fton të lexoni tekstin e mëposhtëm.
Barku juaj po fillon të zbresë më poshtë e kjo ndodhë derisa koka e foshnjës pozicionohet poshtë.
Tashmë trupi po përgatitet për lindjen, ligamentet e legenit po përgatiten që të hapen gjatë lindjes. Gjatë kësaj periudhe keni kujdes të mos sforcoheni sepse qafa e mitrës po zbutet dhe tashmë mund të ndodhë që fillon të zgjerohet.
Disa gra përjetojnë një shkarkim sekreti në të brendshme kur mukoza në qafën tuaj të mitrës largohet.
Gjinjtë tuaj mund të fillojnë të prodhojnë kolostrum, qumështi i parë i foshnjës dhe ju do të ndjeheni të rënduara nga pesha.
Tashmë është koha kur mund t’i ndjeni ‘kontraksionet e rreme” të njohura si Braxton Hicks. Ju ndoshta do të ndjeni nevojën për të shkuar në tualet më shpesh sepse fëmija juaj shtyp fshikëzen tuaj urinare.
Kyçet tuaja mund të fryhen dhe mund të gjeni se ndjeni nevojën për të pastruar ose gatuar, kjo quhet “instinkti i folesë”. Përdoreni këtë “instikt” për të përgatitur dhomën e foshnjës dhe disa vakte në frigorifer.
“Sigurohuni që çanta juaj e spitalit të jetë e mbushur dhe gati për të shkuar kur të jetë koha,” thotë Anneke
PRISNI 10 MUAJ ? SHTATZËNIA ËSHTË NËNTË MUAJ APO JO ?
“Epo,” thotë mamia Anneke, “shtatzënia përkufizohet si 40 javë, sepse mjekët e llogarisin atë nga dita e parë e menstruacioneve tuaja të fundit, në vend të ditës kur në të vërtetë keni konceptuar fëmijën tuaj – dhe një muaj nuk është në të vërtetë gjithmonë saktësisht katër javë.
ÇFARË NDODHË ME VOGËLUSHIN TUAJ NË MUAJIN E 10-të TË SHTATZËNISË ?
Vogëlushi juaj tani duket si një foshnjë e plotë dhe po shton peshë, fiton yndyrë nën lëkurë; truri i bebes është 30% më i madh sesa ishte vetëm katër javë më parë.
Bebet e kësaj moshe ende mund të rrotullohen dhe të japin disa goditje të forta, megjithëse ka më pak hapësirë për ta për të lëvizur ata mund të thithin gishtin e madh dhe të bëjnë lëvizje kapëse.
Ata janë duke gëlltitur dhe nxjerrë lëngun amniotik, mushkëritë e tyre po forcohen dhe janë të veshura me surfaktant, i cili ndihmon zhvillimin e mushkërive.
Ata gjithashtu po vezullojnë dhe mund të shohin pak dritë përmes barkut tuaj. Sytë e tyre janë blu, por mund të ndryshojnë ngjyrën pas lindjes në çfarëdo ngjyre që do të kenë për pjesën tjetër të jetës. Ata janë mbuluar me flokë të hollë me push të quajtur lanugo, e cila tani fillon të bjerë.
SHENJAT QË TREGOJNË SE LINDJA PO AFRON?
Rrjedhje e lëngut amniotik
Diarre ose vjellje
Fillon të bjerë tapa mukoide
Dhimbje shpine ose dhimbje të ngjashme me periodat, Braxton Hicks në rritje në frekuencë.
KUR NJIHET LINDJA SI E “VONUAR” ?
Foshnjat e lindura para javës së 37-të të shtatzënisë konsiderohen të parakohshme, ndërsa foshnjat që lindin pas javës 40 njihen si të “vonshme”.
ÇKA TË BËJMË KUR LINDJA VONOHET SIPAS ANNEKE ?
“Ndërsa mamia dhe mjeku obstetër do të jenë mjaft të qetë për të shkuar deri në 40 javë,” shpjegon Anneke, “ata mund të fillojnë të diskutojnë planet për induksion nëse shkoni më tej. Ata mund të sugjerojnë përdorimin e një fshirjeje membranore (duke përdorur një gisht të butë për të ndarë membranat e thesit amniotik nga qafa e mitrës), një ARM (Çarje artificiale të membranës), një xhel prostaglandine pas qafës së mitrës për të inkurajuar qafën e mitrës të fillojë zgjerimin ose përdorimi i një medikamenti me një hormon të quajtur oksitocinë për të stimuluar kontraktimet dhe për të filluar lindjen.
Është fakt që foshnjet vijnë kur janë gati dhe për sa kohë që fëmija juaj është i lumtur dhe i shëndetshëm, ekipi juaj mjekësor do t’ju lejojë të vazhdoni shtatzëninë, ata thjesht do ju monitorojnë më tepër. Megjithatë, nëse fëmija juaj tregon ndonjë shenjë shqetësimi, ata do të diskutojnë planet me ju për lindje të shëndetshme.
KUR DUHET TË KËRKONI NDIHMË ?
Shumë dhimbje dhe ngërçe të shtatzënisë në fazën e vonë janë krejtësisht normale, por kërkoni ndihmë mjekësore nëse:
Keni gjakderdhje nga vagina
Lëngu juaj amniotik po rrjedh
Keni një dhimbje koke të fortë me shqetësime të shikimit
Keni dhimbje të forta në bark
Keni vështirësi në frymëmarrje
Të vjella, të përziera, të dridhura ose ethe
Dhimbje kur urinoni ose një rënie në daljen e urinës
Ënjtje e madhe në duar ose fytyrë
Një ngadalësim në lëvizjet e foshnjës ose ndonjë shqetësim tjetër
RËNDËSIA E LËVIZJEVE TË BEBES NË MUAJIN E 10-të.
Në të kaluarën, njerëzit mendonin se lëvizjet e foshnjave ngadalësoheshin në fazat e fundit të shtatzënisë, ndërsa hapësira bëhej më e ngushtë. Kjo nuk është e vërtetë dhe foshnjat duhet të lëvizin rregullisht çdo ditë.
Mbani shënim për goditjet dhe rrotullimet e tyre dhe nëse duket se po ngadalësohet, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
“Charity Kicks Count”ka shumë këshilla të dobishme për lëvizjen e fetusit, si dhe shirita dore të dobishme për t’ju ndihmuar të mbani shënime.
ÇFARË EKZAMINIMESH MUND TË BËNI GJATË MUAJIT TË FUNDIT TË SHTATZËNISË ?
Sipas Anneke, nuk do t’ju ofrohen skanime rutinë me ultratinguj pas 20 javësh (përveç në raste të caktuara), megjithëse mund të zgjedhni një skanim privat 3D ose 4D.
Mundohuni të kufizoni numrin e skanimeve që zgjedhni, pasi nuk ka ende shumë kërkime nëse kjo është e sigurt për fëmijën tuaj, thotë Anneke.
Anneke, thotë se në javët e fundit të shtatzënisë ju do të keni kontrolle më të shpeshta me maminë tuaj, e cila do të matë barkun tuaj, do të kontrollojë presionin e gjakut, do të dëgjojë rrahjet e zemrës së foshnjës dhe do të testoj urinën tuaj për të parë nëse ka prezencë në proteina.
Pas 39 javësh, mamia juaj mund të fillojë të diskutojë për lindjen dhe rreth javës 40-41, ekipi juaj do të diskutojë opsionet tuaja për induksionin e lindjes. Pas 42 javësh, do t’ju ofrohet një monitorim i shtuar dhe i vazhdueshëm.
Burimi: https://www.huggies.co.uk/parenting-advice/pregnancy-planning/10-month-pregnancy