fbpx

Exin Group

Sigurisht se do i quani me të drejtë shenjat më të bukura që mrekullia juaj len në trupin tuaj. Mirëpo kur ekziston mundësia që të parandalohen strijat që ndonjëherë dijnë të jenë shumë të dukshme, sigurisht se ju duhet ta keni informacionin.

Fillimisht do të sqarojmë se strijat janë shenjat që paraqiten në trup si pasojë e shtimit të peshës dhe kjo ndodhë te 75% deri 90% e shtatzënave.

Zakonisht paraqiten rreth muajit të gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë, e kryesisht shfaqen në lëkurën e barkut, por edhe në kofsha, vithe apo gjinj.

Shumë herë gratë kërkojnë zgjidhje natyrale që nuk ndikon negativisht në shëndetin e nënës apo bebes, prandaj ekspertët sugjerojnë që filimisht shtatzëna të jetë mirë e hidratuar, sepse një lëkurë e hidratuar do t’i zbehë strijat.

Konsumoni ushqime me vitaminë C dhe zink .Gjithashtu përdorni edhe losionin “Bubchen Mama” me të cilin mund të bëni masazh gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. 

Ky losion ruan elasticitetin e lëkurës dhe hidraton në mënyrë perfekte. 

Parandalon shfaqjen e strijave dhe shtrëngon lëkurën. Përmban vajra Aloe Vera, trëndafili, jojoba, bajame dhe shea. 

Poashtu njihet edhe për veti qetësuese sepse bën që lëkura të mos ketë tharje e plasaritje qe për pasojë mund të ketë edhe kruarje apo telashe të tjera. 

Ky produkt nuk përmban elemente kimike të rrezikshme të cilat mund të përthithen përmes lëkurës, poashtu është 100% pa mikroplastikë.

Nuk përmban vaj mineral, ngjyra dhe konservues.

Këtë produkt mund t’a vendosni në frigorifer dhe pastaj t’a ftohtë ta përdorni për të masazhuar këmbët e ajura nga shtatzënia apo lodhja.

E gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.

× Si mund të ju ndihmojmë?