Kur bebja juaj buzëqeshë bota bëhet më e bukur, por mbetet përgjegjësia jonë të kujdesemi për higjienën orale qysh kur fillon dalja e dhëmbëve të parë.
Mënyra më efikase dhe më e pranueshme për t’i pastruar dhëmbët e bebit tuaj është larja e tyre me furçën adekuate.
Ekspertët botërorë rekomandojnë të filloni larjen e dhëmbëve të bebit menjëherë pasi i shfaqet dhëmbi i parë, sepse edhe qumështi formulë por edhe ai i gjirit kanë sasi të pranueshme sheqeri për organizmin por të dëmshëm për dhëmbët nëse ato nuk pastrohen.
Nëse pyeteni për furçat ideale, atëherë kërkoni setin e pastrimit të dhëmbëve nga brendi gjerman “BabyNova.
Seti është i përbërë nga tri brusha të ndryshme me formë dhe dizajn që dallon nga njëra tjetra.
Sepse secila ka funksionin e vet në pastrimin e dhëmbëve dhe gjithë gojës, por furça me përmbajtje silikoni në formë unaze ndihmon edhe në masazhimin e mishit të dhëmbëve në kohën kur dhëmbët dalin.
Janë BPA free dhe super të nevojshme për kujdesin ndaj shëndetit oral.
Përdorimi i tyre duhet të jetë gjithmonë nën kujdesin e vazhdueshëm të prindit apo kujdestarit.
https://www.instagram.com/babynova_shqiperi_kosove/
I gjeni në markete të mëdha, në barnatore por mund të bëni edhe porosi online.