Fëmijët janë të ndryshëm, disa e përjetojnë rikthimin në kopsht me gëzim e disa do të ndjejnë se ju mungojnë pushimet verore. Psikologia dhe edukatorja Arbesa Hasani tregon se pushimet verore kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve te grupmoshat 0-6 vjeç. Por disa fëmijë mund të përjetojnë sfida pas rikthimit në kopsht pas pushimeve të gjata verore. Ndryshimi i rutinës nga ambienti i shtëpisë në ambientin e kopshtit mund të shkaktojë edhe ankth dhe mungesë dëshire për t’u rikthyer . Komunikimi i hapur gjithashtu edhe përfshirja në aktivitete e parapelqyerja në kopsht mund të ndikojë në lehtësimin e këtij tranzicioni.