Me procesin e shtatzënisë vijnë edhe shumë pyetje nga nënat e reja, e kur afrohet koha e lindjes ato duan të sigurohen se asgjë nuk po mungon në çantën e tyre.
Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është që të sigurohuni që çanta juaj të jetë gati para javës së 36-të por gjithmonë më herët nëse keni shtatzëni me binjakë apo keni ndonjë problem që e indikon lindjen e parakohshme.
Kur e bëni gati çantën e spitalit, gjithçka ka të bëjë me gjetjen e një ekuilibri mes asaj që ju nevojitet vërtet dhe asaj që do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpi.
Fillimisht sigurohuni të keni me vete një fustan nate ose pizhama, jelekë të përshtatshëm në mënyrë që të jeni rehat me fazat e fillimit të gjidhënies, gjëra higjienike personale si brushë, pastë, shampon, peceta higjienike e të tjera, poashtu mos harroni të brendshmet dhe rrobat me të cilat do të dilni nga spitali.
Poashtu sigurohuni të keni me vetë ndonjë platformë për të dëgjuar muzikë, mund të ju duhet në kohën e pritjes, duke u konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj ju mund të merrni me vete ndonjë mesvakt që mund të ju jap energji gjatë lindjes, dhe gjithmonë sigurohuni të jeni të hidratuara.
ÇFARË DUHET TË PAKETOJ PËR FËMIJËN TIM NË ÇANTËN TIME TË SPITALIT?
Zgjedhja e veshjeve të para të fëmijës suaj është një moment i veçantë, mos u ngarkoni shumë me përzgjedhjen por shijojeni momentin.
Sigurohuni të keni së paku tre palë rroba komplete për fëmijët tuaj, secila të jetë pambuk organik dhe mirë e pastruar paraprakisht.
Nëse do të lindni në kohën e dimrit mos harroni kapelën e pambukut dorashkat dhe një qebe për të mbështjellur fëmijën.
Zgjedhni pelenat më të mira për një nisje të mbare e të shëndetshme për fëmijët tuaj. Merrni me vete pelenat e madhësisë numër 1 dhe faculetat e lagura me përmbajtje të pambukut organik që janë ideale për përdorim që nga dita e parë e lindjes. Të tilla janë pelenat dhe faculetat e brendit amerikan Huggies.
Pelenat dhe facultat e lagura ”Huggies” i gjeni në markete të mëedha por mund të bëni porosi online edhe në exingroup.net.